Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka ngjallur interesim të madh te skuadrat evropiane.
Pas paraqitjeve të tij të mira me skuadrën italiane, Bayern Munich dhe Manchester United kanë shfaqur interesimin e tyre për shërbimet e Osimhen, raporton “Gazetta dello Sport”, përcjell GazetaBlic Sport.
E ardhmja e Ronaldos dhe Lewandowskit është e paqartë dhe kjo ka bërë që “Djajtë e Kuq” dhe Bayern Munich të shohin mundësitë për zëvendësimet e tyre.
Duke parë situatën, Napoli ka nisur kontaktet me sulmuesin shqiptar, Armando Broja që po shihet si pasardhësi adekuat i Osimhen.
/GazetaBlic Sport/


