Sporti

Bayern Munich bën ofertë zyrtare për Gyokeres, “prish” planet e Manchester United

01/07/2025 12:46
nga:N K

26 vjeç, 28 ndeshje, 30 gola në të gjithë kompeticionet këtë sezon, këto janë shifrat e Victor Gyokeres, shifra që e kanë kthyer sulmuesin suedez në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Për të qëndruar te shifrat, në një vit të vetëm Gyokeres realizoi 60 gola, vetëm tre lojtarë në botë e kanë arritur këtë, Robert Lewandowski, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Është thuajse e pamundur që Sporting Lisbona ta mbajë me gjatë në skuadër një lojtar me shifra të tilla. Që nga dita kur Ruben Amorim u transferua te Man.United është përfolur se suedezi do ta ndiqte në Premier League, por për të prishur planet e “djajve të kuq” ka menduar Bayern Munich.

Sipas mediave angleze, Bayern ka paraqitur ofertën e parë zyrtare në drejtimin të klubit portugez, bëhet fjalë për një shifër shumë të lartë, 80 milionë paund: “Bayern ka bërë një ofertë për Gyokeres”, shkruan Strar Sport. “Oferta është 80 milionë paund”, shkruan Daily Express.

Salah nuk i duron dot më kritikat dhe i përgjigjet Carragherit: Je i fiksuar pas meje
Pavarësisht interesimit të lartë këtë periudhë, në Portugali kanë një tjetërversion, me mediat që shkruajnë se “bomberi” suedez nuk do të largohet gjatë merkatos së janarit, por në fund të këtij sezoni.