Sporti

Bayern Munich apo PSG, cila skuadër shihet si më favorite para ndeshjes kthyese?

05/06/2026 18:49
nga:Mergim Rreci

Në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales, tensioni është në kulm mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Skuadra bavareze e di qartë misionin: duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë për të siguruar finalen pa pasur nevojë për kohë shtesë.

Sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s, Bayern ka gjasa të triumfojë brenda 90 minutave, një rezultat që të paktën do ta çonte sfidën në shtesë. Në 10,000 simulimet e zhvilluara para ndeshjes, gjermanët rezultuan fitues në 52.7% të rasteve, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, kampionët francezë nuk janë për t’u nënvlerësuar. Paris Saint-Germain fituan në 27.2% të simulimeve, ndërsa barazimi që do të ishte i mjaftueshëm për kualifikimin e tyre,  ka një probabilitet prej 20.1%.

Kur bëhet fjalë për kualifikimin e përgjithshëm, statistikat favorizojnë PSG-në. Skuadra parisiene kalon në finale në 57.8% të skenarëve të simuluar, ndërsa Bayern Munich arrin përmbysjen në 42.2% të rasteve.

Kjo e bën përballjen një duel të hapur, ku Bayern do të hidhet në sulm që nga minuta e parë, ndërsa PSG pritet të administrojë avantazhin me kujdes. Gjithçka mbetet për t’u vendosur në fushë, aty ku statistikat shpesh sfidohen nga realiteti i lojës.

/GazetaBlic Sport/