Sporti

Bayern mendon për të ardhmen, tenton transferimin e mbrojtësit nga Koreja

01/21/2023 20:27
nga:Lorik J

Bayern Munich është ende në kërkim të lojtarëve në merkato.

Sipas disa mediave koreane, klubi gjerman synon të nënshkruajë me Kim Ji-soo, një qendërmbrojtës 18-vjeçar nga Seongnam FC (divizioni i dytë i Koresë së Jugut).

Lojtar me aftësi të shkëlqyera fizike dhe atletike, 1.92 metra i gjatë, është një nga talentet më interesantë në vend dhe luan në kombëtaren U20.

Bayern mund ta përfundojë goditjen pasi e kishte parë me kujdes për muaj të tërë.

/GazetaBlic Sport