Rezultati 7-1 me të cilin Bayern Munich mposhti Salzburgun në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve ka kënaqur tifozët, por edhe ka mbushur arkat e klubit bavarez.
Siç raporton SkySport Deutschland, kualifikimi në çerekfinalen e kompeticionit më të mirë të futbollit në Evropë – i solli kampionëve gjermanë 10.6 milionë euro të tjera, duke e rritur totalin e sezonit të bonuseve të UEFA-s në mbi 89 milionë euro.
Një hap i mëtejshëm përpara, deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, do të sillte edhe 12.5 milionë euro të tjera tek klubi bavarez.
/GazetaBlic Sport


