Bayern ka mbyllur në izolim disa lojtarë.
Serge Gnabry, Eric Choupo-Moting, Michael Cuisance dhe i riu Jamal Musiala ishin në kontakt me një anëtar të ekipit që rezultoi pozitiv me koronavirus, sipas faqes zyrtare të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu, duke qenë se nuk janë të vaksinuar, katër lojtarët do të izolohen dhe do të mungojnë në ndeshjet e radhës të kampionëve të Gjermanisë, duke nisur me ndeshjen e kësaj të marte në Grupin E të Champions League, ndaj Dynamo Kievit.
Kujtohet se Joshua Kimmich gjithashtu nuk është i vaksinuar dhe për shkak të ligjeve në fuqi në Bavari ai po përmbush edhe një karantinë të dytë për kontakt me raste pozitive gjatë fazës së kombëtares gjermane në kualifikueset për Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Ai tashmë ka munguar në ndeshjen kundër Augsburgut dhe po ashtu është jashtë dispozicionit të Julian Nagelsmann për ndeshjen kundër Dynamo Kievit.
/GazetaBlic Sport/


