Sporti

Bayern i frikësuar, dëmtohet ylli i ekipit, rrezikon sfidën ndaj PSG-së

03/02/2023 15:43
nga:Lorik J

Mesfushori gjerman i Bayern Mynich, Leroy Sane, rrezikon të humbasë ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj PSG-së. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori nuk është stërvitur dy seancat e fundit për shkak të një ndrydhje në kavilje.

Problemi është disi më i madh se sa parashikohej, ndaj mund të qëndrojë disa javë pushim. Lojtari u është nënshtruar analizave të mëtejshme, duke mos zbritur në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Sane nuk do të zbresë në fushë ditën e shtunë ndaj Stuttgart në kampionat, me shpresën që të rikuperojë për sfidën e Champions League. Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.