Sporti

Bayern humbet një tjetër mbrojtës, lëndohet Mazraoui

02/19/2024 20:38
nga:Lorik J

Lajm i keq për Bayern Munich.

Gjatë ndeshjes ndaj Bochumit, të cilën e humbën 3-2, bavarezët humbën Noussair Mazraoui për shkak të lëndimit. Mbrojtësi maroken u largua nga fusha pas pak më shumë se gjysmë ore për shkak të problemit, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi ka njoftuar shkallën e dëmtimit përmes faqes së tij zyrtare. Koha e rikuperimit nuk u zbuluan.

Bayerni përballet me një emergjencë të vërtetë në krahun e djathtë, duke marrë parasysh edhe dëmtimet e Sacha Boey dhe Bouna Sarr.

/GazetaBlic Sport