Liverpooli do të konkurrojë me Bayernin në garën për të nënshkruar me yllin e Frankfirtit, Omar Marmoush.
Marmoush është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme në Bundesliga këtë sezon dhe nuk është çudi që klubi më i madh gjerman është duke tentuar nënshkrimin e tij.
Sipas “Sky Germany”, Bayern Munchen është i interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit.
Mirëpo, ata do të kenë konkurrent Liverpoolin, që është i interesuar që një kohë të gjatë, me transferimin që pritet të kushtojë 50 milionë funte.
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Max Eberl janë të interesuar në lojtarin egjiptian, mirëpo kjo shpreh shqetësim për Harry Kanen.
31-vjeçari ka 11 gola deri më tani në Bundesliga dhe është top golashënuesi i elitës së futbollit gjerman, mirëpo mosha e tij do të bëj që klubi gjerman të kërkojë alternativa tjera.
Këtë sezon, Marmoush ka 10 gola dhe gjashtë asistime në Budesliga.
Frankfurti është i treti në Bundesliga dhe është gjashtë pikë larg Bayernit, që zë vendin e parë në tabelë.
Sulmuesi egjiptian ka një kontratë me klubin e Frankfurtit edhe tri vite të tjera, por me performancat e tij, është e sigurtë që një klub më i madh do të trokas në dorën e klubit gjerman.