Sporti

Bayern dhe Dortmund marrin vendimet përfundimtare në lidhje me Superligën Evropiane

04/19/2021 13:00
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, dy klubet gjermane në bordin e Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), kanë folur qartë kundër planit për të krijuar një Super Ligë.

Kjo u deklarua nga CEO i Borusia Dortmund, Hans-Joakim Vatzke: “Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e re të planifikuar për Champions-in, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super Ligë europiane.

Të dy klubet gjermane të përfaqësuara Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund kanë shprehur të njëjtën pikëpamje.”, përfundoi Vatzke