Sporti

Bayern – Barcelona, luhet pa tifozë në stadium

11/30/2021 14:06
nga:Mergim Rreci

Rritja e rasteve me Covid-19 në Bavari mund ta bëjë Bayernin që të luajë ndeshjet e radhës në shtëpi me dyer të mbyllura.

Ndër to është edhe ndeshja ndaj Barcelonës, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Edhe nëse nuk ka një marrëveshje kombëtare, për momentin nuk ka kuptim të lejohen tifozët të shkojnë në stadiume. Kështu do të ndodhë në Bavari”, tha Guvernatori Marcus Soder, i cili do të takohet me kancelaren Angela Merkel të martën e ardhshme.

Zyrtarizimi i kësaj mase do të synojë edhe Augsburgun dhe Greuther Furthin, klube nga i njëjti rajon që konkurrojnë me Bayernin në ligën gjermane.

Megjithatë, dhe për të njëjtat arsye, me dyer të mbyllura do të zhvillohet edhe ndeshja e së martës së ardhshme Leipzig-Manchester City (7 dhjetor) – ndeshja e 6-të e Grupit A të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/