Sporti

Bayer Leverkusen siguron tjetër sukses, përmbys RB Leipzig në “Red Bull Arena”

01/20/2024 20:33
nga:Mergim Rreci

Bayern Leverkusen siguron një tjetër sukses, teksa fiton me rezultatin 2-3 ndaj RB Leipzig në “Red Bull Arena”.

Ndeshja e javës së 18-të të Bundesliga rezultoi goxha e luftuar, me vendasit që gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 7’ me Simons dhe e mbyllën fraksionin hapës në avantazh.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 47’ Tella barazoi për miqtë.

Ndërsa në minutën e 56’ Openda gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu ekipin e RB Leipzig në avantazh.

Avantazh që zgjati për shtatë minuta, pasi në minutën e 63’ Tah barazoi për Bayern Leverkusen.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 2-2 deri në minutën e 90+1’, moment në të cilin Hincapie shënoi golin e fitores për miqtë.

2-3 dhe RB Leipzig renditet në vend të katërt me 33 pikë, teksa Leverkusen kryeson me 48 pikë.