Sporti

Bayer Leverkusen nuk njeh humbje, barazon përsëri në minutat shtesë

04/27/2024 20:57
nga:Mergim Rreci

Bayer Leverkusen ruan patheyshmërinë. “Aspirinat” barazuan “in extremis” në “Bay Arena” përballë Stuttgartit, duke shmangur një humbje që dukej e sigurt, pasi miqtë ishin në epërsi të dyfishtë deri në minutën e 62-të.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në startin e së dytës, Fuhrich zhbllokoi rezultatin në favor të Stuttgartit.

10 minuta pas golit të parë (57’), Undav shënoi të dytin, duke dhënë përshtypjen se “Aspirinat” do të mposhteshin më në fund pas 45 ndeshje, por nuk ndodhi kështu.

Adli shkurtoi diferencën në 1-2 në minutën e 62-të, për të ardhur më pas në minutën e fundit shtesë me Andrich, duke bërë që të shpërthente festa te tifozët vendës.

Lojtës Videosh