Lajme

Batuta e Ramës në Slloveni: Autobusi ballkanik i avashtë, gjithsesi më mirë se një avion rus

08/28/2023 18:37
nga:G B

Me një batutë e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Forumin Strategjik të ‘Bled’ në Slloveni duke e quajtur panelin “një autobus ballkanik të avashtë”, për të cilin ka thënë se gjithsesi është më mirë sesa një avion rus, duke iu referuar këtu vdekjes së Prigozhin në avionin e tij privat në Moskë.

“Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus.”- tha Rama.