Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë 35% në sondazhe.
Sipas Lekajt, kjo është arsye pse të njëjtit edhe nuk po shkojnë në Kuvend.
“Dukshëm ka ra tani. Në një sondazh që është bërë para dy jave që nuk po e publikojnë vetë e kanë bërë e që e pozicionojnë 35%, por po heshtin nuk po e publikojnë për atë janë bërë nervoz edhe nuk vijnë të diskutojnë as në parlament, sepse po e din që e kanë humbur rrugën në oborr si i themi. Mendoj se 100% do t’i rrezikohet fitorja dhe më nuk do të flitet e as nuk do të përsëritet rezultati i para katër viteve. Ne jemi gjallë dhe shëndoshë e do ta shohim, do të jemi prezent, do të hyjmë në fushatë, do të vjen 9 shkurti, do të vijnë rezultatet dhe do ta shihni”, ka thënë Lekaj në një emision televiziv raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me deklaratën e deputetit të AAK-së, kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Agon Batusha, tha se deklarata të tilla tregojnë sikletin e madh që të njëjtit e kanë.
Ai tha se verdiktin përfundimtar e jep qytetari me datën 9 shkurt.
“Verdiktin e japin qytetarët me 9 shkurt. Por këto deklarata tregojnë sikletin që e kanë” tha deputeti Batusha.
I njëjtit tha se AAK-ja duhet të shqetësohet se si të kalojë pragun.
“AAK eshtë mirë të shqetesohet për situatën e saj per kalimin e pragut” tha Batusha në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

Agon Batusha, LVV!
/Gazeta Blic/
Lekaj: VV ka rënë 35% në sondazhe, po heshtin, janë bërë nervoz


