Pas sulmit në Ibër-Lepenc pati kritika nga opozita por edhe shoqëria civile se kryeministri Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga një ngjarje e tillë.
Në lidhje me këto deklarata kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Agon Batusha, tha se opozita ka patur akuza që ne nuk e kemi përdorur sa duhet sulmin e Banjskës ndërsa tani po akuzojnë të kundërtën.
Ai tha se të njëjtit është mirë të koncentrohen dhe të mos lejojnë emocionet elektorale t’iu mjegullojne gjykimin ndaj ketij sulmi që i është bërë Kosovës.
“Opozita ka akuzuar qe ne nuk kemi perdorur sa duhet sulmin e Banjes, ndersa tash po akuzojne per te kunderten. Keta jane mire te koncentrohen dhe te mos lejojne emocionet elektorale te ju mjegullojne gjykimin ndaj ketij sulmi ndaj shtetit tone” tha Batusha për “Gazeta Blic”.
Ai tutje potencoi se kryeminsitri Kurti dhe gjitha institucionet relevante janë duke kryer detyren shteterore.
“Kryeministri Kurti dhe gjitha institucionet relevante jane duke e kryen detyren shteterore. Natyrisht qe sulmi terrorist duhet te sherbej per institucionrt tona si deshmi e qasjes se Serbise ndaj nesh dhe tentativa tw saj per destabilitet te rajonit ne llogari te Rusise” tha Batusha në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”
Agon Batusha, LVV
/Gazeta Blic/