Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, është shprehur i prerë për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haradinaj ka thënë se një bashkëpunim i tillë do të ishte gabim i madh për AAK-në.
“Unë po flas emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj raporotn Gazeta Blic.
Një përgjigje për deklaratën e Haradinajt ka ardhur nga deputeti i LVV-së, Agon Batusha.
Batusha ka thënë se të njëjtëve nuk u ka ofruar askush koalicion .
Ai thotë se ato deklarata janë ëndrrat e tyre por jo qëllimet tona.
“Nuk ju ka ofru kush koalicion. Janë ëndrra e perpjekje të tyre, jo dëshirat apo qëllimet tona” tha Batusha për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Bajqinovci: S’do të ketë koalicion me AAk-në, do t’i fitojmë mbi 50% të votave!
Daut Haradinaj: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me VV-në


