Lajme

Batusha: Nga opozita s’dëgjova opsion për tekstet shkollore, vetëm shkarkim i qeverisë

08/22/2023 20:06
nga:Genita C

Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha në emisionin Info 10 ka diskutuar edhe reagimet e ditës së djeshme për tekstet shkollore.

Ai thotë se nga Opozita nuk kanë dhënë një opsion por vetëm kanë kërkuar shkarkimin e Qeverisë.

“Ne mund të diskutojmë se a ka forma të tjera për me i siguru nxënësit me tekste shkollore, unë nuk dëgjova fare nga Opozita një opsion, vetëm shkarkim i ministres edhe shkarkim i Qeverisë që është absurde”, tha ai.

Ai shton se nuk është ende vendim por vetëm një propozim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit.