Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Agon Batusha, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nëse opozita bashkohet dhe kërkon shpërbërjen e Kuvendit, ata janë të gatshëm, ku shton se koha më e mirë për zgjedhje është fundi i mandatit.
Batusha tutje thotë se gara është për vendin e dytë, dhe kjo gjë po e pengon opozitën që të bëhen bashkë.
“Është çështje e opozitës. Sa janë serioz e tregon edhe mosunifikimi i tyre. Qëndrimi ynë është i qartë, por gara për vendin e dytë po i pengon opozitën që të bëhen bashkë. Koha me e mirë është fundi i mandatit sepse për atë kanë votuar qytetarët, por nese opozita bashkohet dhe kërkon shpërbërjen të Kuvendit, ne jemi të gatshëm”, përfundoi Batusha për GazetaBlic.
Zbulohet letra që Krasniqi ia dërgoi Haradinajt, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja