Lajme

Batusha: Nëse ka dështuar plani i Borrellit, kanë dështuar edhe ëndrrat e Serbisë

07/01/2024 12:09
nga:G C

Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka reaguar për deklaratën e fundit nga përfaqësuesi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili tha se në vitin 2020 dialogu kishte sukseset e veta, por sipas tij, gjithçka ndryshoi më vonë.

Batusha në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ajo çka është e rëndësishme për Kosovën, është ruajtja e Kushtetutshmërisë.

Madje sipas tij, nëse ka dështuar politika e Borrellit, kjo nuk do të thotë që ka dështuar dialogur, por sipas tij, ëndrrat e Serbisë.

“Për Kosovën e rëndësishme është ruajtja e Kushtetutshmërisë, integriteti territorial dhe sovraniteti karshi Serbisë. Nëse ka dështuar plani i Borrelit, nuk do të thotë që ka dështuar dialogu, por kanë dështuar ëndrrat e Serbisë”, tha Batusha për GazetaBlic.

“Banjska, dialogu, asociacioni”, shkrimi i plotë i Borrellit pak para largimit nga posti i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së

 

Dugolli i VV’së i reagon Borrellit: S’jemi këtu me ia plotësu dëshirat e kërkesat Serbisë