Lajme

Batusha: Masat e BE-së, anormale dhe të padrejta!

07/05/2024 13:59
nga:N K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në një prononcim për Gazeta Blic, komentoi deklaratën e bërë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, se Kosova duhet të krijojë frymë që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ai i quajti masat nga BE-ja, anormale dhe të padrejta.

“Masat nga BE-ja janë aq anormale sa janë edhe të padrejta. Heqja e tyre është kushtëzuar me një sërë hapash që Kosova ka kohë që i ka realizuar”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se mos unifikimin e BE-së në politikën e jashtme dhe të fqinjësisë nuk do duhej ta paguante Kosova.

“Mos unifikimin e BE-së në politikën e jashtme dhe të fqinjësisë nuk do duhej ta paguaj Kosova, aq më pak kur po krijohen precedent të rinjë për situata destabilizuese jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë” deklaroi deputeti i LVV-së për “Gazeta Blic”.

Me 28 qershor të vitit të kaluar Bashkimi Evropian vendosi një sërë masash ndaj Kosovës.

Ato u morën pas tensioneve të vitit të kaluar në veri të vendit.

Masat ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.Ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).etj.

/GazetaBlic/