Sporti

Baton Zabërgjës i rritet vlera në “Transfermarkt”

3 ditë më parë
nga:Lorik J

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, vazhdon të ketë paraqitje tejet pozitive me fanellën e Dinamo Cityt në Superiore të Shqipërisë.

Pikërisht për këtë arsye, ai tashmë ka një çmim tjetër në treg. Në sajtin e njohur “Transfermarkt”, vlera e lojtarit 23-vjeçar është 700 mijë euro.

Zabërgja ishte i ftuar te Kosova për dy ndeshjet ndaj Islandës, por trajneri Franco Foda nuk ia dha asnjë minutë.

Sulmuesi anësor gjatë këtij sezoni në ligën e Shqipërisë ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë nëntë asiste