Sporti

Baton Zabërgja shënon dhe i jep fitoren Dinamos ndaj Partizanit, trajneri Daja kërkon titullin

03/27/2025 19:03
nga:Mergim Rreci

Dinamo e Ilir Dajës nuk po dorëzohet në garën për kreun e tabelës në Shqipëri.

Kjo skuadër ka triumfuar në derbin e ditës së sotme ndaj Partizanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Baton Zabërgjën që realizoi golin e fitores në këtë takim.

Momentalisht, kjo skuadër ka 54 pikë, duke ndarë pozitën e parë me skuadrën e Egnatias.

Ja pamjet nga goli i realizuar nga sulmuesi kosovar – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/