Sporti

Baton Zabërgja me deklaratën e muajit: Kam oferta, por në këtë moshë dua cilësi, nuk ndjeki paratë!

12/23/2024 18:50
nga:Lorik J

Baton Zabërgja po kalon një super formë individuale dhe po merr Dinamon përsipër në garën për titull. Lojtari premton një të ardhme në klube të njohura, edhe pse për momentin mendon vetëm për suksesin në Superiore. Ylli shpalos ëndrrën në Euronews që ka, si dhe idhullin e fëmijërisë.

“Dinamo është ekipi më i mirë në Superiore për mendimin tim. Mendoj që kjo 4-she që është në tabelë, Partizani, Vllaznia, Egnatia janë ekipet më të mira. Përgjithësisht grupi është shumë mirë, atmosfera shumë mirë.

Dua të përshëndes së pari punën e presidentit Bardhi që është super korrekt. U përmend puna e pagave tek ekipet e tjera, po te Dinamo është vetëm brenda fushës. Nuk mendojmë fare këtë pjesë. S’kemi të bëjmë fare. Është viti i dytë që jam tek

Dinamo dhe çdo herë janë në datë pagat. Kjo na ndihmon shumë të fokusohemi në futboll. Ka kërkesa për mua. Do të merrret vesh në vazhdim.

Ka 2-3 klube në Europë të interesuara për mua. Të njohura? Janë mesatarisht të njohura. Në këtë moshë që jam do të kërkoj cilësinë dhe jo parat.

Së pari, do të kërkoj vazhdimësinë te Dinamo. Pastaj të shohim. Jam i fokusuar të kem sukses me Dinamon, nuk besoj të lëvizin në janar.

Më pritën mirë në nëntor në grumbullim te Kosova. Grumbullimi im i parë, dua të jem me grupin në të ardhmen. Mund të mësosh shumë nga yjet në Kosovë. Është nder dhe privilegj pasi aty ka lojtarë që luajnë në top 5 ligat.

Kam dhe unë ëndrrën. Në top 5 ligat europiane dua të arrij. Bëj 2 seanca stërvitore. Një në mëngjes me ekipin dhe një pasdite individuale. Me punë mund të arrihet.

Henry, më pëlqen stili i tij i lojës. E ndjek që i vogël Arsenalin. Ndërsa nga shqiptarët, Muriqi, Rashica dhe Zhegrova. Edhe pse ka shumë. Bajrami, Daku, po përmend sulmues në rolin tim”, u shpreh Zabërgja.