Lajme

Baton Haxhiu: VV-ja përdorë familjen Jashari për ta mobilizuar partinë e vet!

03/06/2024 21:47
nga:Y I

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë se “VV përdorë familjen Jashari për ta mobilizuar partinë e vetë”.

Ai ka thënë se VV-ja përdor mitin e sakrificës të Jasharëve për të krijuar një narracion të ri politik.

“Këta i përvetësojnë këto ngjarje politike dhe këtë mit të Jasharëve e përdorin ekskluzivisht për me ndërtu një narracion të ri politik”.

“Funksioni i përdorimit të mitit në kontekstin e së tashmes për çka i duhet me mobilizu popullatën, etj. VV në mënyrë klasike, brutale, po e përdor mitin e sakrificës së jasharëve për të mobilizuar vetën që ata që nuk e kanë qenë pjesë e luftës me ndërtu narracionin për ngjarjen e vet”, ka thënë Haxhiu në T7.