Lajme

Baton Haxhiu: Ne e krijuam Albin Kurtin

09/24/2021 23:21
nga:Gazeta Blic

Publicisti Baton Haxhiu ka folur për vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Ai në emisionin Politico me Kushtrim Sadiku në Kanal 10 ka theksuar se e njeh shumë mirë Albin Kurtin.

“Nga viti 1997 e njoh Albin Kurtin. Hiq pjesën kur ka qenë në burg”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Unë, ne e kemi krijuar Albin Kurtin. Me titujt në gazeta, me qëndrimet tona, e kemi krijuar”, tha ai.

Sipas Haxhiu, Albin Kurti duhet të mbështetet për vendimin për reciprocitetit me Serbinë.

Vjosa Osmani: Reciprocitetin për targa e heqim sapo Serbia ta bëjë atë