Sporti

Baton Haxhiu e lëshon studion e Blendi Fevziut, largohet nga emisioni

02/29/2024 23:27
nga:Mergim Rreci

Gazetari Baton Haxhiu është larguar nga studio e emisionit të Blendi Fevziut në Shqipëri.

Gazetari Haxhiu nuk ka treguar arsyen e largimit nga studio, teksa Fevziu i kërkoi disa herë që të mos “ikë” nga studio.

“Baton ku ikën? Baton mos ikë”, i tha Fevziu gazetarit Haxhiu.

Por, gazetari Haxhiu nuk u dëgjua qartë se çfarë thoshte sepse ishte në dalje nga studio, vetëm u kuptua se tha “ka shumë zhurmë”.