Sporti

Bate Borisov udhëton drejt Shqipërisë për ndeshjen me Partizanin, shkuan me autobus deri në Letoni

07/09/2023 16:05
nga:Lorik J

Bate Borisov e ka nisur udhëtimin e saj drejt Shqipërisë.

Në datën 11 korrik, bjellorusët do të luajnë kundër Partizanit në Air Albania, ndërsa në 18 korrik është ndeshja e kthimit. Sipas njoftimit të klubit, lojtarët e Bate Borisov kanë udhëtuar me autobus deri në Riga të Letonisë.

Më pas është fluturimi nga Riga nëpërmjet Frankfurtit për të mbërritur në Tiranë.

Sa i përket ndeshjes së kthimit, ajo do të zhvillohet në Hungari pasi ekipet bjelloruse janë të dënuara nga UEFA për përfshirjen në luftën e Ukrainës.