Lajme

Batatina: Vendimi për nënshkrimet e deputetëve për shpërbërjen e Gjykatës Speciale është akt kombëtar

09/16/2026 17:34
nga:L J

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar veprim nga institucionet e Kosovës.

Batatina ka theksuar se nënshkrimet e deputetëve për shpërbërjen e Gjykatës Speciale përbëjnë, sipas tij, një akt kombëtar dhe se tani radha u takon institucioneve të Kosovës.

Postimi i tij:

“VENDIMI PËR NËNSHKRIMET E DEPUTETËVE PËR SHPËRBËRJEN E GJYKATËS SPECIALE ËSHTË AKT KOMBËTAR.
Tash radha është te institucionet e Kosovës. Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet ta thërrasin Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme, që deputetët ta trajtojnë këtë çështje në mënyrë institucionale.
Sot është një moment i rëndësishëm për Kosovën. Duhet të mbrohet e vërteta për luftën e drejtë të UÇK-së dhe figurën e liderëve të saj, përmes institucioneve dhe vullnetit të përfaqësuesve të popullit.
Kushtetuta parasheh se Kuvendi mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Presidentit, Kryeministrit ose të paktën një të tretës së deputetëve.
Ky është moment për përgjegjësi institucionale, për unitet dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës”, shkruan Batatina në Facebook.

/GazetaBlic Sport