Sporti

Batatina pas humbjes nga Drita: E dominuam ndeshjen, por nuk fituam, tani të mendojmë për ndeshjet e radhës

10/22/2023 16:09
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka fituar sot derbin ndaj Llapit në xhiron e 10’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita doli triumfuese nga ‘Zahir Pajaziti’, pasi mposhti Llapin me rezultatin minimal 0-1, pas golit të Almir Ajzeraj, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Batatina nuk ishte i lumtur me humbjen, pasi sipas tij, Llapi dominoi totalisht Dritën sot.

“Nuk i kemi shfrytëzuar disa raste. Kemi dominuar në çdo aspek, një pakujdesi na kushtoi. Derbin e vendosin detajet, na japim maksimumin. Këtë sezon, Llapit po i jepën shumë lehtë kartonët e verdhë – kurse kundërshtarëve asnjë karton me të gjitha ato ndërhyrje”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.

“Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme tani. Kampion bëhesh kur i mposht skuadrat më të dobëta, nëse i merr te këto skuadra është më e lehtë. Sot është dashtë të fitohet ndeshje, sepse Drita nuk bëri lojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport