Trajneri i Llapit, Tahir Batatina komentoi deklaratën që e dha para disa ditësh ku tha se dëshiron që Prishtina të shkojë në Evropë e jo Malisheva.
“K’ta të Malishevës ndash le të tranohen, ndash le të t’fiken, unë prapë e them. Prishtina e ka meritu Evropën. Unë me Llapin kisha lujt në Conference League e Prishtina në Europa League. Ka qenë shumë korrekte në garë. Malishevës i uroj suksese në Evropë, ia ka mundësu aleati”, tha Batatina në T7.
Kujtojmë se Malisheva e siguroi raundin e parë kualifikues në Conference League, pasi Ballkani fitoi ndaj Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës pas penalltive.