Sporti

Batatina nuk ndalet, arrin marrëveshje me sulmuesin e njohur kosovar

07/03/2023 09:20
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje me një prej sulmuesve më të mirë të vitit të kaluar në Ligën e Parë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ekipi i Tahir Batatinës ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur, Muhamet Hyseni.

Hyseni ishte pjesë e Feronikelit 74′ në sezonin e kaluar, ku pati paraqitja shumë të mira.

Sulmuesi realizoi 16 gola dhe asistoi në 6 raste në stinorin që lamë pas, duke pasur shifra fantastike që e ndihmuan ekipin në arritjen e objektivit, pra në ngjitjen në Superligë.

Marrëveshja mes Muhamet Hysenit dhe klubit të Llapit pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.

/GazetaBlic Sport