Sporti

Batatina nuk i ndal kritikat: Arsim Kabashi u bë kampion e jo Ilir Daja, titull i pamerituar – u shpallën kampion në mënyrë jo-sportive

05/18/2024 17:14
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Batatina nuk ndali kritikat për kampionatin se si u zhvillua deri në fund duke thënë se Ballkani u bë kampion pa meritë. Tutje ai i uroi titullin presidentit, Arsim Kabashi, por jo edhe Ilir Dajës pasi sipas tij Ballkani u bë kampion me meritat e Kabashit.

“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Arsim Kabashi u bë kampion dhe jo Ilir Daja. Duhet të shikohen gjërat në realitet. Të gjithë e dijmë se si është bërë Ballkani kampion në këtë vit, është bërë pa meritë. Ky është futbolli, shpresoj që në vitin e ardhshëm të bëjmë maksimumin dhe të luftojmë për titullin kampion. Dua që kur të bëhem kampion të bëhem me meritë e jo në mënyra jo sportive. I uroj titullin edhe njëherë Arsim Kabashit”, tha Batatina.

/GazetaBlic Sport/