Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Drenicës, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Batatina pranoi se skuadra e tij ka bërë shumë gabime, të cilat, sipas tij, mund t’i kushtojnë gjatë kampionatit. Megjithatë, ai theksoi se sezoni është ende i gjatë dhe se pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve mund t’i ndihmojë ekipit të rikthehet te rezultatet pozitive.
“Kemi bërë shumë gabime, do të na kushtojnë në krejt kampionatin, por rruga është e gjatë. Presim pushimin, që ndoshta do të na ndihmojë. Nuk brengosem, sepse kemi potencial dhe ekip të mirë”, deklaroi Batatina në Art Sport.
“Sot nuk ishte niveli i referimit. U nis një kampionat jo mirë, sepse pas pesë xhirove po ankohemi klubet. Diçka nuk po shkon mirë. Ka potencial Agim Ademi që t’i shohë gabimet e referëve. Në pjesën e parë ishin disa ndërhyrje që nuk kanë të bëjnë me faula”, u shpreh ai.
“Jam ai që e mbaj Llapin në Superligë qe 14 vjet. Të gjitha këto skuadra kanë lëvizur nga Superiorja. Prej vitit 2013, vetëm ne dhe Prishtina nuk kemi rënë nga elita. Ne kemi politikat tona”, përfundoi Batatina.
/GazetaBlic Sport


