Sporti

Batatina: Llapi nuk do ketë presionin për ta fituar titullin, synojmë daljen në Evropë për sezonin e ri

07/09/2023 15:05
nga:E K

Skuadra e Llapit ka nisur fazën përgatitore për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Llapi ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton verore duke përforcuar ekipin me transferime të reja, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri, Tahir Batatina gjatë një prononcimi për ‘GazetaBlic Sport‘ është shprehur i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion dhe ka komentuar objektivat e skuadrës së tij për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Batatina tha se skuadra e tij nuk do ta ketë presionin për ta fituar titullin e kampionit, por deklaroi se Llapi do të synojë 4 pozitat e para dhe daljen në Evropë për sezonin tjetër.

“Çdo skuadër që nis kampionatin niset për të qenë kampion në fund, shumë skuadra synojnë këtë gjë. Llapi nuk e ka këtë presion, synojmë të përfundojmë në katër pozitat e para, me rëndësi për Llapin është që të jemi në garë për Evropë“, tha Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.