Sporti

Batatina: Llapi i këtij viti është pesë herë më i mirë se Llapi i vitit të kaluar, është skuadra më e mirë që kam pasur

10/08/2023 17:08
nga:E K

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lirisë.

Skuadra e Tahir Batatinës ndali tre pikët e plota në shtëpi pas fitores prej 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Muhamet Hyseni dhe Valmir Veliu shënuan për vendasit që ishin me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të lojtarëve Besar Musolli dhe Ahmed Januzi. Me 10 lojtarë e mbylli edhe Liria pasi në minutën e 78’të u ndëshkua me të kuq, Megameno.

Pas ndeshjes për “Sport 1” foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“E dinim që nuk do jetë ndeshje e lehtë, Liria ka treguar karakter, ka një skuadër të mirë. Djemtë po përgatiten, futbolli sjell momente që nuk parashikon, duhet të menaxhojmë situatat nëse nuk e bëjmë s’jemi skuadër e mirë. Kartonat e kuq na vunë në vështirësi, mundëm ta bënim diferencën për shkak të skuadrës, përgatitjes fizike. Kjo ndeshje tregon se çfarë karakteri ka Llapi”, tha fillimisht ai.

“Llapi i këtij viti është 5 herë më i mirë se Llapi i vitit të kaluar, është skuadra më e mirë që kam pasur te Llapi”, përfundoi Batatina.

/GazetaBlic Sport/