Trajneri dhe përfaqësuesi i Llapit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, Tahir Batatina ka kërkuar që draf-statuti i propozuar nga FFK, duhet të votohet.
Ai tha se për interesin e futbollit ky draft-statut, duhet të votohet dhe të marrë miratimin e klubeve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Statuti i propozuar duhet të miratohet. Vërjejtjet tona duhet t’i japim dhe t’i bëjmë ndryshimet, kjo gjë është në interes të futbollit. Federata duhet të licencohet dhe ne sot duhet bashkarisht të japim përkrahjen tonë”, tha Batatina.


