Skuadra e Llapit ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultatin 1:3.
Festim Alidema (2) dhe Valmir Veliu shënuan për Llapin, kurse Otto John për Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Ismet Munishi nuk u prononcua për këtë ndeshje kur u pyet nga Indeksonline, me arysetimin se ishte i ftuar në një syneti.
“Nuk kom mujtë me pa ndeshjen se kam qenë me një syneti” u prononcua shkurt Munishi.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka ironizuar në lidhje me këtë deklaratë të Munishit – duke lëshuar një koment në faqen zyrtare të ‘GazetaBlic Sport’.
“Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi”, shkruan Batatina.
/GazetaBlic Sport



