Skuadra e Llapit si në çdo merkato edhe në këtë verë duket mjaft aktive në merkaton e verës.
Në ditët e fundit në mediat vendore është raportuar se Liridon Fetahaj pritet t’i bashkohet Llapit, teksa sot lojtari konfirmoi largimin e tij nga Liria.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mëson se përveç Fetahajt, Batatina pëlqen shumë edhe super talentin Diellor Beseni.
Llapi ka kontaktuar me futbollistin dhe është afër marrëveshjes me yllin e Lirisë.
Duket se Batatina po punon fort në këtë merkato, pasi sezoni i kaluar ishte i dështuar për ekipin e tij.
/GazetaBlic Sport


