Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka shprehur mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Kosovës, që do të mbahen me 6 prill.
Deri më tani Gramoz Vokrri e Agim Ademi kanë shpallur kandidaturën e tyre për karrigen e të parit të futbollit vendor, përcjell GazetaBlic Sport.
Batatina theksoi se FFK duhet të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme gjithmonë, pasi tani jemi në UEFA e FIFA dhe nuk duhet të gabojmë.
“Secili ka të drejte të shpreh kandidaturën e vet. FFK duhet të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme, zgjedhjet janë shpall, a janë të ligjshme, apo jo – më mirë mund të interpretohet nga juristët se nga ne trajneret”, tha Tahir Batatina në Tëvë1.
“Duhet të mendojmë për zhvillimin e futbollit, duhet të bëjmë për shtetin tonë, për rininë tonë, për fëmijët tanë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


