Sporti

Batatina: E kemi dominu në çdo aspekt Ballkanin, fokusi ynë është Kupa dhe këtë nuk e fshehim

03/12/2023 15:15
nga:L J

Llapi ka fituar derbin ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tahir Batatina ka mposhtur Ilir Dajën me rezultatin 3-2, për t’i hapur telashe të mëdha tani ekipit nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Tahir Batatina u shpreh shumë i lumtur me fitoren dhe tha se skuadra e tij e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin.

Ai poashtu theskoi se fokusi kryesor i Llapit sivjet është Kupa e Kosovës.

“Në çdo aspekt e kemi dominuar kundërshtarin. E kemi menaxhuar mirë situatën. E arritëm një fitore që na është dashtë në këto momente. Duam të mendojmë për Kupën tani që e kemi objektiv, gjithë fokusi ynë do jetë andej”, tha Batatina për Art Sport.

/GazetaBlic Sport