Sporti

Batatina: Barazimi ndaj Ballkanit nuk ishte real, rezultati duhej të ishte 3-0

03/16/2024 15:21
nga:E K

Ballkani dhe Llapi kanë barazuar pa gola në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili nuk u pajtua me epilogun e kësaj ndeshje.

“Rezultati nuk ishte real, 3-0 duhet të ishte rezultati, e dominuan ndeshjen. Llapi është kampion me këtë, përgëzoj lojtarët. Në 45 minutat e parë 90 për qind dominuan gjithçka, kampioni i ardhëm po vjen shpejt, është pikë e kampionit për Llapin”, u shpreh Batatina.

Ai shtoi se me lojën që po bën skuadra e tij është koha ta fitojë titullin e kampionit.

Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 52 pikë të grumbulluara, teksa Llapi një pozitë më poshtë me 51 sosh.