Sporti

Bastoni: Në ndeshje të vështira si kjo, është e rëndësishme të mos humbësh

11/07/2021 23:49
nga:E K

Inter dhe Milan kanë barazuar në derbin e madh italian të kësaj jave.

Fillimisht skuadra mysafire kaloi në avantazh me golin e Calhanoglut, shkruan GazetaBlic Sport.

Calhanoglu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11’të të takimit.

Stefan de Vrij gjeti golin por në portën e gabuar në minutën e 17’të të takimit për të barazuar shifrat në 1-1.

Martinez kishte rastin e artë që ta dërgonte ekipin e tij në avantazh pas pjesës së parë, por nga penalltia nuk arriti t’a mposht portierin e Milanit.

Pjesa e dytë nuk na dhuroi gola dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të njëjtë 1-1.

Me këtë rezultat, Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë aq sa ka edhe lideri, Napoli, kurse Inter pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë me 25 pikë.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi i Interit, Bastoni, i cili tha se Interi hyri në ndeshje për të fituar, por në ndeshje të vështira është e rëndësishme të mos pësosh humbje.

“Ishte e rëndësishme të fitosh, por kur nuk ia del, është më mirë të mos humbasësh, ne jemi të kënaqur me lojën që bëmë. Ndihem i rëndësishëm si gjithë të tjerët, ne jemi një grup i bashkuar dhe Inzaghi po ia del mirë në punën e tij”, tha Bastoni për DAZN.

/GazetaBlic Sport/