Sporti

Bastoni “merr në qafë” Inzaghin, e lë në tribunë edhe ndaj Salernitanës?

02/11/2024 23:26
nga:E K

Simone Inzaghi ndoqi nga tribuna ndeshjen mes Romës dhe Interit në “Olimpico”, pasi vuante pezullimin për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë.

Rtekniku zikaltër nuk duhej të kishte kontakt me skuadrën në fushë, megjithatë duket se Bastoni i ka prishur punë dhe e ka vënë në rrezik për t’u pezulluar për një tjetër javë.

Mbrojtësi zikaltër deklaroi pas ndeshjes se pjesa e parë ishte skandaloze dhe se në pushim trajneri i kishte marrë me video, për t’u kërkuar të tregojnë cilësitë e tyre më të mira.

Pikërisht kjo deklaratë naive e mbrojtësit italian rrezikon ta lërë trajnerin zikaltër një tjetër javë të pezulluar, nëse provohet se ai ka folur me futbollistët e tij në pushim të ndeshjes.

Rregullorja e ndalimit është e qartë dhe në të shkuarën, kur ka pasur raste të ngjashme, trajnerët janë pezulluar me një tjetër javë. E nëse Drejtësia Sportive në Itali merr për bazë, atëherë Simone Inzaghi do të detyrohet të shohë nga tribuna edhe ndeshjen e të premtes ndaj Salernitanës në “San Siro”.