Sporti

Bastoni mbeti i mahnitur nga Lamine Yamal: Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm

05/01/2025 09:30
nga:Mergim Rreci

Alessandro Bastoni u mahnit nga Lamine Yamal, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij.

Lamine Yamal e vuri në vështirësi të madhe mbrojtjen e Interit, veçanërisht në pjesën e parë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, duhet ta ngresh dorën lart dhe ta pranosh këtë”, tha Bastoni.

“Yamal është ndoshta anësori më i mirë në botë aktualisht. Edhe në moshën e tij, vetëm 17 vjeç, ne i japim merita lojtarit dhe punës së jashtëzakonshme që bënë me të në La Masia”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/