Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, po e shqyrton seriozisht largimin nga klubi në fund të sezonit aktual. Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Nerazzurrëve janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për mbrojtësin 26-vjeçar.
Lojtari italian ka ndërtuar një reputacion si një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në futbollin evropian. Nuk është çudi që performancat e tij të vazhdueshme kanë tërhequr vëmendjen e një numri klubesh të nivelit të lartë në të gjithë kontinentin, të cilët po e ndjekin me vëmendje.
Barcelona konsiderohet favoritja kryesore për nënshkrimin e tij, por edhe Manchester United po e monitoron nga afër situatën.
/GazetaBlic Sport


