Lajme

Bastisjet në NPB, Krasniqi: Qëllimi është përndjekja e PSD-së

05/17/2023 19:37
nga:Genita C

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer të mërkurën tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), që janë pjesë të kryesisë së kësaj partie.

Frashër Krasniqi, anëtar i PSD-së, tha se shteti po mundohet ta përbaltë dhe përndjekë PSD-në.

“Këta tash e kanë përdorur pushtetin e tyre përmes Sveçlës në polici, për të inicuar hetime, që dy vjet ka hetime, ua kanë kërkuar pajisjet telefonike ish-anëtarëve të kryesisë së PSD-së, anëtarëve të bordit të NPB-së. Pas pesë muajsh, policia kanë shkuar ka bërë skena kishe po bastisim, në mënyrë të kundërligjshme kanë instaluar mjete përgjuese në NPB dhe kanë marrë dokumente që para pesë muajsh ua kanë dhënë vetë, nuk kanë fshehur asgjë”, tha ai në Dukagjin.

Gjatë ditës, PSD e ka mbajtur një konferencë për media, ku po ashtu e kanë cilësuar si përndjekje politike bastisjen në NPB.