Lajme

Bastisje në veri- Këto janë armët që u gjetën në shtëpinë e dy të dyshuarve

01/19/2024 09:33
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës.

Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin.