Lajme

Bastisje në disa lokacione në Zubin Potok, dyshohet për armëmbajtje pa leje

08/11/2026 13:05
nga:L J

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Bastisje në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut me dyshimin për armëmbajtje pa leje”, ka thënë Elshani për Gazeta Blic.

Elshani nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me aksionin, ndërsa bastisjet janë në zhvillim.