Një bastisje e madhe është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, e cila rezultoi me gjetjen e disa telefonave të të burgosurve.
Siç mëson Dukagjini, në këtë bastisje kanë marrë pjesë njësiti Antidrogë i policisë, njësitet K9 dhe antieksplozivë.
Përveç këtyre njësive të policisë në bastisje kanë marrë pjesë edhe kryeprokurori i Prishtinës dhe një prokuror tjetër.
Të përfshira në këtë bastisje ishin edhe njësitet e Shërbimit Korrektues të Kosovës përfshirë edhe Njësiti i Inteligjencës.